Dy persona rrezikojnë mbytjen në Fier, nisen në gjendje të rëndë në spital

Shqipëria

Dy persona rrezikojnë mbytjen në Fier, nisen në gjendje të rëndë në spital

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 17:32
Foto ilustrim

Dy persona kanë rrezikuar mbytjen, ditën e sotme, në plazhin e Pishë Poros, në Fier.

Mësohet se Arben Alizoti dhe Fiqo Rexhepi, të dy banorë të lagjes ‘1 Maji’ janë transportuar në spitalin rajonal të Fierit.

Dy personave u është dhënë ndihma e parë nga policia dhe roja bregdetare, por ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tyre, ndërkohë që njeri prej tyre ishte në gjendje të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat