Jeta e natës pa muzikë, pronarët e lokaleve në Sarandë kërkojnë zgjatjen e orarit

Shqipëria

Jeta e natës pa muzikë, pronarët e lokaleve në Sarandë kërkojnë zgjatjen e orarit

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 18:38
Foto ilustrim

Pushuesit në Sarandë me fikjen e muzikë pas orës 22:00 largohen të mërzitur nga lokalet. Sipas menxherit të një prej bareve ata përballen me pyetje kryesisht nga turistë të huaj se deri në ç’orë ka muzikë dhe a ka këngëtarë të ftuar.

“Të  gjithë turistët që janë të pranishëm në këto ambiente pas orës 22:00 ikin të mërzitur të pakënaqur, e thonë ndonjë fjalë të tepërt. Edhe turistët që marrin për të prenotuar kërkesa kryesore është a do ketë muzike pas orës 22:00, a do ketë të ftuar?” shprehet ai.

Ai thotë se duhet riparë orari nga ana e Komitetit Teknik.

“Ti bejme nje apel shtetit se ata e kanë në dorë. Do ishte mire që edhe muzika të lejohej dhe më gjatë për argëtimin e turistëve që vijnë nga Diaspora edhe gjithë vendi,” shprehet ai.

Ndërsa, dy turistet të huaja nga Holanda dhe Ukraina komentojnë masat masat anti-Covid në vendin tonë. Ju bën përshtypje mungesa e kufizimeve pasi në shtetet e tyre masat janë më të rrepta.

“Shoh shumë njerëz këtu, vij për herë të parë. Po shikoj atmosferën, restorantet janë të hapura, baret janë të hapura. Është shumë mirë të jesh turist këtu nuk duhet të mbash maska, distanca nuk është problem,” tha turistja nga Ukraina.

“Ne e kemi muzikën në zemrat tona, kështu mund të mbajmë distancë,” theksoi turistja nga Holanda.

Saranda, siç duket dhe nga pamjet këtë fundjavë është populluar nga turistë vendas dhe të huaj. Lokalet dhe shëtitorja buzë detit është gjallëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat