Flet Vasili: Ja ku i ka provat që ulërasin, edhe me firmë edhe me vulë të Ramës dhe Veliajt

Shqipëria

Flet Vasili: Ja ku i ka provat që ulërasin, edhe me firmë edhe me vulë të Ramës dhe Veliajt

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 21:13
Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka reaguar sërish ndaj SPAK, duke kërkuar që të veprojë me urgjencë ndaj provave ulëritëse me firmë dhe me vulë të nënshkruara nga Rama dhe Veliaj.

‘SPAK- u në se nuk vepron dhe këtë herë do të thotë se është kthyer totalisht në një bretkocë e inkriminuar, me këmbë të shqyera dhe me njerën këmbë në kryeministri dhe këmbën tjetër në Bashkinë e Tiranës!’, shkruan Vasili në Facebook.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit

SPAK boll mbylle syte, ja ku i ke provat derrmuese!!(VIDEO).

Po e ndihmojme per SPAK-un me qe nuk "gjen" dot prova per korrupsionin e kryeministrit dhe kryetarit te bashkise Tiranes.

Ja ku i ka SPAK-u provat per inceneratoret, shume te qarta, qe ulerasin, edhe me firme edhe me vule!

SPAK- u ne se nuk vepron dhe kete here do te thote se eshte kthyer totalisht ne nje bretkoce e inkriminuar, me kembe te shqyera dhe me njeren kembe ne kryeministri dhe kemben tjeter ne bashkine e Tiranes!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat