Grabitet gjykatësi italian në Golem/ Kishte ardhur për pushime

Shqipëria

Grabitet gjykatësi italian në Golem/ Kishte ardhur për pushime

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 22:48
Foto ilustrim

Një gjykatës italian ra pre e një grabitjeje, teksa ndodhej me pushime në Golem. Mësohet se ai kishte marrë një makinë më qira në Tiranë dhe ishte nisur drejt Vlorës, kur iu ça goma e makinës.

Për këtë arsye, gjykatësi u ndal në një servis makinash, ku edhe dyshohet se ka ndodhur grabitja.

Pasi ka dorëzuar makinën për riparim, italiani u largua dhe u rikthye më vonë për të marrë mjetin.

Por ai nuk e gjeti çantën, që e kishte lënë brenda makinës dhe ku kishte para e dokumente. Punonjësit e servisit kanë mohuar të kenë dijeni se ku ndodhet çanta e gjykatësit, ndërsa ky i fundit ka bërë denoncim në polici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat