Deti, zgjidhje për t’iu larguar vapës

Shqipëria

Deti, zgjidhje për t’iu larguar vapës

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 00:26
Foto ilustrim

Kjo fundjavë ka sjell fluks pushuesish në plazhin e Shëngjinit. Qytetarë të shumtë nga qytete të ndryshme të vendit por edhe nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi e kishin zgjedhur përtë pushuar. Thonë se u pëlqen shumë natyra e këtij bregdeti.

“Po kalojmë shumë mirë. Vijmë shpesh”.

“Është më afër Kosovës, ka më shumë kosovarë, na përshtatet dialekti”.

Një nga arsyet pse Shëngjini preferohet nga vizitorët është edhe kulinaria.

“Ka çmime të volitshme, ushqime tradicionale dhe kombinim peshku, ka shumë mikpritje”.

Ndryshe nga viti i kaluar, Shëngjini po pret një numër të madh pushuesish. Muajt Korrik dhe Gusht pritet që të sjellin edhe më shumë turistë, edhe të huaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat