Muzikë jashtë orës policore, gjobiten pronarët e lokalave në Lezhë dhe në Durrës

Shqipëria

Muzikë jashtë orës policore, gjobiten pronarët e lokalave në Lezhë dhe në Durrës

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 11:17
Foto ilustrim

Vazhdojnë monitorimet nga policia për lokalet që lejojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje për shkak të Covid-19

V.J., pronari i një lokali në Ishull Lezhë është gjobitur me 1.000.000 lekë, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitetin me muzikë në kundërshtim me orarin e përcaktuar në aktin normativ për zhvillimin e aktiviteteve.

Gjithashtu edhe në Durrës nuk kanë munguar kontrollet. Sipas policisë 2 administratorë lokalësh, përkatësisht Bekim Toro dhe Majk Kulla, janë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.

Informacion Lezhë- Vijojnë kontrollet nga Policia e Lezhës, për monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

U konstatua duke ushtruar aktivitet me muzikë, ndëshkohet me masë administrative, pronari i një subjekti.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të kontrolleve për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anti-covid të vendosura nga organet kompetente.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në Ishull Lezhë, një subjekt që po vijonte organizimin e aktivitetit me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Nga shërbimet e Policisë, në bazë të Aktit Normativ, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për pronarin e subjektit, shtetasin V.J.,banues në Ishull Lezhë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

Informacion Durrës- U konstatuan duke ushtruar aktivitet me muzikë, procedohen penalisht dhe ndëshkohen me masë administrative 2 administratorë subjektesh, Bekim Tollo dhe Majk Kulla.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të punës për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anti-covid të vendosura nga organet kompetente

Gjithashtu, për të 2 subjektet është vendosur masa administrative me nga 1.000.000 lekë, për shkelje të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat