Po ndërtonte pa leje, e pëson keq pronari i një biznesi në Ksamil

Shqipëria

Po ndërtonte pa leje, e pëson keq pronari i një biznesi në Ksamil

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 12:05
Ksamil

Policia e Sarandës ka arrestuar pronarin e një objekti një Ksamil, pasi akuzohet për ndërtim pa leje. Policia bën me dije se është prangosur shtetasi  R.B. banues në Lushnjë.

Sipas uniformave blu arrestimi i tij u bë pasi u konstatua se në lagjen “4 Valltarët”, Ksamil, duke ndërtuar një objekt me kostruksion metalik, i pa pajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompetente.

Ndërkohë, Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Njoftimi i Plotë i Policisë:

Kryente ndërtime pa leje, vihet në pranga pronari i objektit ku po kryheshin punimet.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht brenda vijës së verdhë në zonat urbane, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë gjatë kontrollit të territorit në Ksamil kanë konstatuar se brenda vijës së verdhë po kryhej një ndërtim pa leje.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, i shtetasit R. B, banues në Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u konstatua në vendin e quajtur “4 Valltarët”, Ksamil, duke ndërtuar një objekt me kostruksion metalik, i papajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompentente.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat