Masakra e Srebrenicës/ Bytyçi: Gjykata e Hagës e ka konsideruar këtë masakër si gjenocid

Shqipëria

Masakra e Srebrenicës/ Bytyçi: Gjykata e Hagës e ka konsideruar këtë masakër si gjenocid

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 17:26
Enver Bytyçi

I ftuar në edicionin e lajmeve të RTV Ora, analisti Enver Bytyçi, ka folur në lidhje me masakrën e Srebrenicës, e cila ka ndodhur 26 vite më parë.

Ai shprehet se  masakra e Srebenicës, është masakra më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore, dhe më e dhimbshme në historinë e Evropës.

Më tej ai shprehet se Gjykata e Hagës, Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Evropës, e kanë konsideruar këtë masakër si gjenocid.

"Masakra e Srebenicës, është masakra më e madhe pas luftës së dytë botërore. Pas Holokaustit, Srebenica shënon ngjarjen më të dhimbshme në historinë e Evropës, dhe si pasojë ka ngelur në histori si një ngjarje, e cila kërkon ti thërritet memories. Parlamenti evropian dhe Këshilli i Evropës, ka vendosur që të dalë që data 11 korrik të konsiderohet dita përkujtimore e viktimave të luftës, për shkak se më 11 korrik të vitit 1995 nisi ajo që quhet tashmë ajo që quhet masakra e Srebenicës. Gjatë periudhës prej 11 korrikut deri më 19 korrik, forcat e ushtrisë serbe të Bosnje- Hercegovinës,  por edhe Forcat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërmorën aksion ushtarak të dhunës mizorike kundër mizorive të myslimanëve.

Ndërmorën aksionin  e ekzekutimit të myslimanëve të Srebenicës. Dhe në projekt të Bosnjes, ky qytet t’i mbetej pikërisht Republikës së Serbksa. Kjo masakër ishte planifikuar, ishte projektuar, madje në mars të atij viti, lideri politik i serbëve kishte dhënë orientime të caktuara se si duhej të organizohej ofensiva e çlirimit të qyteteve të përziera për t’i spastruar ata etnikisht, ndër të cilët Srebenica ishte kryesorja dhe për pasojë ndodhi ajo që ndodhi. Gjykata ndërkombëtare e Hagës për krimet në ish-Jogusllavisë, e konsiderura si gjenocid, si gjenocid e ka konsideruar edhe Parlamenti evropian dhe Këshilli i Europës.

Në Këshillin e sigurimit është paraqitur një rezolutë për ta konsideruar masakrën e Srebenicës si gjenocid por për shkak të vetos së Rusisë ajo nuk mundi të miratohej."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat