“Si shpjegohet enigma që pas rënies së komunizmit disa titullarë të institucioneve më të rëndësishme të sigurisë kombëtare të Shqipërisë u strehuan në Greqi?”

Shqipëria

“Si shpjegohet enigma që pas rënies së komunizmit disa titullarë të institucioneve më të rëndësishme të sigurisë kombëtare të Shqipërisë u strehuan në Greqi?”

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 12:09
Shaban Murati

Diplomati dhe publicisti Shaban Murati në rubrikën e tij SHKURTIME  ngre sot një pyetje strategjike.

Pyetja ka të bëjë me destinacionin që zgjodhën për t’u larguar pas rënies së komunizmit disa titullarë të institucioneve më të rëndësishme të sigurisë kombëtare të Shqipërisë.

Shkruan Murati:

Një pyetje strategjike

Si shpjegohet enigma që pas rënies së komunizmit disa titullarë të institucioneve më të rëndësishme të sigurisë kombëtare të Shqipërisë zgjodhën të ikin dhe të strehohen në Greqi?

Nuk dihet pse nuk zgjodhën të shkojnë në Itali, ku ikën qindra mijra shqiptarë, nuk shkuan në Turqi, nuk shkuan në një shtet neutral si Zvicra, Austria apo Suedia. Nuk respektuan ligjin në fuqi, që detyronte punonjësit e institucioneve të sigurisë kombëtare të merrnin leje nga qeveria për të kaluar kufirin shtetëror për të shkuar në një shtet të huaj.

Qeveritë tepër demokratike të Shqipërisë atyre titullarëve “emigrantë” të institucioneve më të rëndësishme të sigurisë kombëtare nuk u kërkuan llogari kur u kthyen në atdhe se çfarë dhanë e çfarë morën në Greqi.

E vërteta e dritës së diellit është se disa prej atyre titullarëve “emigrantë” të institucioneve më të rëndësishme të sigurisë kombëtare të Shqipërisë bënë karrierë të shkëlqyer në Shqipëri pas kthimit nga Greqia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat