Dy muaj pas rihapjes nga pandemia, Muzeu Kombëtar pret turistë nga vendet e ndryshme të botës

Shqipëria

Dy muaj pas rihapjes nga pandemia, Muzeu Kombëtar pret turistë nga vendet e ndryshme të botës

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 18:02
Ilustrim

Muzeu Historik Kombëtar mbetet  një nga atraksionet më të preferuar kulturore dhe historike për turistët vendas e të huaj.

Ata vijnë nga vende të ndryshme të botës. I tërheq e shkuara e panjohur.

“Është vërtet interesante të njohësh historinë e shtetit tuaj për të cilën shumë amerikanë kanë dëgjuar dhe është vërtetë këndshëm të kthehesh shumë pas në kohë për të njohur të shkuarën ,për të kuptuar sa i lashtë është ky vend dhe kultura e tij.”

“Përshëndetje, unë jam nga Andora. Është shumë interesante që të mësojmë më shumë rreth Shqipërisë.”

Drejtori i Muzeut kombëtar, Dorian Koçi, thotë se dy muaj pas rihapjes së muzeut  ky destinacion vijon të ketë numër të madh vizitorësh, edhe pse krahasuar me vitin 2019 numri i turistëve është më i pakët.

"Turistë të huaj ka nga disa vende të ndryshme të Evropës lindore, si turistë polakë, ukrainas, kemi turistë nga Izraeli, turistë nga disa vende arabe," thotë Koçi.

Objektet e ekspozuara në pavionet e muzeut kombëtar ngjallin  interes tek vizitorët.

"Sigurisht këtu mund të gjesh thesaret kulturore të botës së antikitetit, ashtu iç mund të gjesh pjesën e mesjetës me rezistencën e Gjergj Kastriotit dhe të ardhurve të asaj kohe," thotë Koçi.

Koçi ka dhe një propozim për turistët nga Kosova.

"Të gjithë ata që vijnë për turizëm nga Kosova në Shqipëri të kenë një stacion qëndrimi dhe në Muzeun Historik Kombëtar për të mësuar më shumë për historinë e kombit shqiptar," tha ai.

Gjate sezonit turistik muzeu kombëtar qëndron i hapur  me orar të zgjatur nga ora 09:00 e paradites e deri ne 19:00 të mbrëmjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat