KQZ vulos mandatin e tretë të Edi Ramës

Shqipëria

KQZ vulos mandatin e tretë të Edi Ramës

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 19:20
Edi Rama

Me tre vota pro dhe dy kundër në parim, Komisioni Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka vulosur në mbledhjen e zhvilluar pasditen e sotme rezultatin e zgjedhjeve të 25 Prillit.

Nga procesi i 25 Prillit, Edi Rama fitoi mandatin e tretë në krye të ekzekutivit të Shqipërisë.

Partia Socialiste arriti që të fitonte 74 mandate, Partia Demokratike 59, LSI 4 mandate dhe PSD 3 mandate.

Opozita kundërshtoi rezultatin duke kërkuar shpalljen të pavlefshme në disa qarqe, por të gjitha shkallët e ankimit i rrëzuan duke lënë në fuqi fitoren e PS-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat