Konflikti i policëve bashkiakë me të moshuarën, Pampuri nxjerr videon

Shqipëria

Konflikti i policëve bashkiakë me të moshuarën, Pampuri nxjerr videon

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 19:26
Oriola Pampuri

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri teksa ka publikuar videon nga debati mes policëve bashkiakë dhe një të moshuare që tregtonte fruta-perime në rrugë, theksoi se kjo është sjellje shtazarake ndaj atyre qe luftojnë për bukën e gojës.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ demokratja pohon se po bëjnë të fortët me të dobëtit.

“Kjo është fytyra e tyre e vërtetë!

Sjellja shtazarake ndaj atyre që luftojnë për bukën e gojës!
Të fortë me të dobëtit, të dobët me të fortët!”, shkruan Pampuri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat