Jorida Tabaku: PD do të jetë më afër qytetarëve

Shqipëria

Jorida Tabaku: PD do të jetë më afër qytetarëve

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 16:28
Jorida Tabaku

Deputetja e PD Jorida Tabaku ka folur për ndryshimet në statutin e PD

Ajo ka hedhur dritë mbi mbledhjen e sotme ku u pranuan propozimet e kryedemokratit Lulzim Basha për statutin.

“Ishte një mbledhje për pothuajse 2 orë e gjysmë që pati diskutime të rëndësishme e konstruktive. U diskutua në parim që platformat e Kadillit dhe Harxhit ishin të prezantuara gjatë fushatës si mënyrë që do donin ta drejtonin PD.
Elementë të tyre u panë me interes për t’u përkthyer në statutin e PD. Parimi bazë u diskutua që partia të jetë fleksibël, të jetë e hapur me përfshirje sa më të gjerë dhe së dyti të jetë në funksion të zgjedhjeve. Për të qenë më afër qytetarëve”, ka thënë Tabaku në emisionin ‘Opinion”  në News 24.

Sipas saj, nuk ka qenë ndonjëherë problem statuti i PD. Kemi pasur procese shumë të mira. Ideja është për t’i forcuar mekanizmat e demokracisë.

“Po bëhet një riorganizim. Pas fushatës zgjedhore, statuti përcakton përfundimin e mandatit të disa strukturave. U bënë ndryshimet dhe analiza që formalizohet nesër.

Besoj që PD është një parti që në të mirat e të këqijat e saj ka procese vendimmarrëse demokratike.
Ndryshimi nuk bën asnjëherë keq. Nuk ka asgjë të keqe të zgjerosh partinë. E rëndësishme është që ka dëshirë për t’u përfshirë. Është fakt që pas masakrës elektorale nuk do jemi në qeveri, por ka shumë njerëz që kanë shprehur dëshirën për t’u përfshirë në PD.
Në të gjitha platformat, në të gjitha institucionet dhe në terren me qytetarët për të qenë me ta për kauzat.

Besoj që zgjerimi i Këshillit Kombëtar, marrja e ekspertizës profesionale veçse mirë i bëjnë PD dhe po të ishim në kushtet e qeverisjes në shtator”, deklaroi Tabaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat