Manastirliu: 340 000 vaksina Coronavac mbërrijnë së shpejti

Shqipëria

Manastirliu: 340 000 vaksina Coronavac mbërrijnë së shpejti

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 17:42
Ogerta Manastirliu

340 000 vaksina Coronavac mbërrijnë së shpejti në vendin tonë, për të intensifikuar edhe më tej vaksinimin masiv ndaj COVID-19.

Lajmi u bë i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë inspektimit të qendrës shëndetësore në Borizanë, e cila po rindërtohet nga themelet, pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit.

"Pritet që në ditët e ardhshme të mbërrijnë në vend, në kuadër të kontratës së qeverisë shqiptare, edhe 340 000 vaksina Coronavac, që na krijojnë mundësinë për të realizuar sërish ndërhyrje të rëndësishme në raport me hapjen e fashës së vaksinimit dhe gjithashtu edhe të ditëve të hapura në vijim, për grupmoshat +18 vjeç për t’u vaksinuar.

Ky do të jetë një sezon, ku fokusi do të jetë te vaksinimi dhe mbrojtja e jetës së çdo qytetari", deklaroi Manastirliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat