Policia Rrugore apelon drejtuesit e mjeteve: Konsumoni alkool, por…

Shqipëria

Policia Rrugore apelon drejtuesit e mjeteve: Konsumoni alkool, por…

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 09:08
Policia Rrugore

Policia Rrugore me qëllim parandalimin e aksidenteve vazhdon monitorimin me radar nga veriu në jug të Shqipërisë dhe u bën apel drejtuesve të mjeteve që mos tejkalojnë shpejtësinë dhe mos abuzojnë me alkoolin.

Për të menaxhuar sa më mirë sigurinë në rrugë, policia ka dalë në të gjitha rrugët me radarë dhe kamera, ndërsa thotë se qëllimi nuk janë gjobat, por siguria në rrugë.

Policia këshillon drejtuesit e mjeteve që nëse konsumojnë alkool të mos drejtojnë mjetin vetë, pasi Kodi Rrugor ka ndryshuar dhe rregullat janë më të ashpra.

“Radarë, kamera, dronë, nga Shkodra në Gjirokastër, nga Morina në Rrugën e Kombit dhe Lezhë. Nga Fieri në Vlorë e Sarandë, nga Elbasani në Korçë dhe nga Fieri në Durrës e Tiranë.

Jo vetëm në fundjavë, por çdo ditë, jo statik, por me lëvizje.

Drejtues mjetesh: Mos fluturoni në rrugë e mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur, se kudo ka radarë, dragera  kamera, polic rrugor me makina  e me makina civile  që monitorojnë qarkullimin e automjeteve.

Shijoni fundjavën, por mos abuzoni me rregullat e qarkullimit, konsumoni alkool, por mos drejtoni mjetin vetë, përdorni mjetet e transportit publik, se Kodi Rrugor ka ndryshuar.

Aspak qëllim sasia e gjobave, se ndryshe nuk do t’ju lajmëronim përditë se ku ka radarë, por qëllimi i Policisë është siguria e jetës dhe destinacioni juaj i sigurt! Kontribuo dhe ti bëjmë më të mirën”, thotë policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat