SPAK nis hetimin e pasurisë për ‘njerëzit’ e Tahirit

Shqipëria

SPAK nis hetimin e pasurisë për ‘njerëzit’ e Tahirit

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 10:58
Saimir Tahiri

Katër trafikantët, ndër ta edhe 2 shoqëruesit e ish Ministrit Saimir Tahiri, të hetuar në dosjen “Shpirti”, po i nënshtrohen hetimit pasuror nga ana e Prokurorisë së Posaçme, e cila është duke i hetuar ata edhe për “Pastrim parash”.

SPAK e konsideron hetimin penal për këta persona të mbyllur, ndërsa ka kryer veprime në terren për identifikimin e pasurive dhe vlerësimin nëse justifikohen apo jo.

Burimet nga SPAK thane, se janë një sërë pasurish në emër të këtyre personave dhe të lidhurve me ta që po verifikohen. Hetuesit kanë kërkuar informacion për pasuritë e të arrestuarve në bankat e nivelit të dytë dhe hipotekë, për identifikimin e pasurive të paluajtshme.

Gjithashtu, gjatë fazës së hetimit penal, por edhe gjatë operacionit të parë “Shefi”, janë bërë një sërë sekuestrimesh nga ana e SPAK. Kjo e fundit ka dyshime se vlerat monetare të siguruara nga trafikimi i kanabisit janë investuar me qëllim pastrimin e tyre në Shqipëri në fushën e ndërtimit dhe hapjes së bizneseve të ndryshme.

Verifikimit të pasurisë duket se nuk do i shpëtojnë as prokurori Maksim Sota, drejtuesi i policisë Ilirjan Balla dhe dy zyrtarët e tjerë, të akuzuar se kanë lehtësuar aktivitetin kriminal të këtij grupi në vitet 2016-2017, pasi ka dyshime se kanë përfituar vlera monetare dhe të mira materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat