Arrestohen tre persona për ndërtim pa leje në Dhërmi

Shqipëria

Arrestohen tre persona për ndërtim pa leje në Dhërmi

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 10:36
Foto ilustrim

Në qarkun e Vlorës janë arrestuar katër persona, tre për ndërtim pa leje përgjatë vijës bregdetare dhe një tjetër i shpallur më parë në kërkim.

Sipas policisë tre persona janë arrestuar në Dhërmi, pasi u konstatuan duke ndërtuar konstruksione prej druri përgjatë vijës bregdetare, të pa pajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompentente.

Të arrestuarit janë; G. B., 24 vjeç, A. F., 20 vjeç dhe G. Sh., 40 vjeç.

Ndërkohë që në Sarandë është kapur një 32-vjeçar me inicialet R.D. pasi nuk respektoi kohën e lejes së dhënë nga burgu i Fierit duke mos u rikthyer për periudhën e mbetur të dënimit për trafik droge të mbetur në tentativë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat