Stuhia “Frederik” mbërrin në Shqipëri, ja zonat ku priten rrebeshe shiu dhe përmbytjet

Shqipëria

Stuhia “Frederik” mbërrin në Shqipëri, ja zonat ku priten rrebeshe shiu dhe përmbytjet

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 13:16
Zonat ku priten rrebeshe shiu dhe përmbytjet

Që nga mbrëmja e djeshme, stuhia “Frederik” ka nisur ndikimin e saj në kushtet e motit mbi Shqipëri. Reshje të pakta shiu kanë përfshirë gjatë natës një pjesë të madhe të vendit ndërsa ka pasur vetëm rrebeshe të shkurtra në veri dhe zonat lindore.

Sasitë e shirave deri në këto momente kanë shënuar nga 5 deri në 20 mm megjithatë rreth orës 13:00 pritet fuqizim i stuhive në territor. Më problematike paraqitet situata nga ora 13:00 deri në 19:00 të mbrëmjes, ku veriu dhe zonat qendrore do të kalojnë në kushtet e stuhive me rrebeshe shiu dhe shkarkesa elektrike.

Priten sasi të reshjeve nga 30-50 mm përgjatë këtyre 6-oreve në qarqet Pukë, Shkodër, Lezhë, Dibër, Tiranë, Durrës dhe Elbasan, ku do të ketë edhe përmbytje krejt lokale dhe afatshkurtra vetëm si pasojë e intensitetit të lartë të reshjeve.

Më e moderuar paraqitet situata e motit në zonat jugore dhe jugperëndimore ku priten vetëm rrebeshe të izoluara kryesisht në Pogradec dhe Korçë.

Temperaturat sot kanë shënuar maksimumin rreth orës 11:30; ku maksimumi prej 31 gradësh është shënuar në Shkodër-Lezhë ndërsa rreth 29 gradë kanë shënuar qytetet kryesore të vendit

Era do të forcohet nga mesdita deri afër mbrëmjes duke shoqëruar stuhitë në tokë, ndërsa në brigjet detare dallgëzimi ngjitet në 3-4 ballë; në det të hapur priten dallgë deri 6 ballë.

Rajoni i Ballkanit, kryesisht fqinjët veriorë paraqiten në një situatë më problematike se Shqipëria dhe Maqedonia Veriore nga e marta dhe në vijim.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat