Ylli Manjani plas deklaratën e papritur, lëshon thirrjen urgjente

Shqipëria

Ylli Manjani plas deklaratën e papritur, lëshon thirrjen urgjente

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 13:32
Ylli Manjani

Avokati Ylli Manjani ka komentuar qëndrimin e PD, duke thënë se kjo parti duhet të përgatisë një model që e ndalon shtetin jo vetëm të ndërhyjë në zgjedhje por në çdo gjë. “Na duhet një KUSHTETUTË E RE, si dokumenti i vetëm që rregullon marrëdhënien ndërmjet individit dhe shtetit të tij”, shkruan Manjani.

Postimi i Manjanit:

Kushtetutë e re për një marrëdhënie të re.

PD ka të drejtë në konstatimin se “shteti ndërhyn në zgjedhje”.

Mirëpo problemi është se shteti politik nuk ndërhyn vetëm në zgjedhje, por gjithandej. Ndërhyn në ekonomi, në jetën private, në pronën private, në liritë e të drejtat themelore, në politikë. Gjithandej ndërhyn shteti që bëhet njësh me pushtetin.

Shteti i bërë njish me pushtetit të dënon, pasi të degjenoron, jo me proces e prova por me shumicë votash!!!

Ndaj diskutimi mbi rolin agresiv të shtetit nuk ka të bëjë thjesht dhe vetëm me zgjedhjet, por me të tërën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat