Lala zbardh lëvizjen nga burgu të ish-drejtorit të Policisë së Vlorës

Shqipëria

Lala zbardh lëvizjen nga burgu të ish-drejtorit të Policisë së Vlorës

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 15:09
Jaeld Çela

Gazetarja  Klodiana Lala bën të ditur se ish-drejtori i policisë së Vlorës, Jaeld Çela ka kërkuar nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar konstatimin e shuarjes së afateve të paraburgimit.

Po ashtu ai ka kërkuar nga GJKKO-ja zbutjen e masës së sigurisë, ndërsa ndodhet në burg. Sipas ligjit, thotë Çela, ai nuk mund të mbahet në burg, pasi nga dita e vendimit nga Apeli ka kaluar me shumë se një vit, ndërsa thekson se për këtë shkak afatet e paraburgimit e kanë humbur efektin.

Dosja penale ndodhet në Gjykatën e Larte dhe pret për t’u shqyrtuar. Kujtojmë se Jaeld Çela është i pandehur bashkë me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Image

Ish-kreu i Policisë së Vlorës u vetëdorëzua në polici në maj të 2020-ës, pas dy vitesh në arrati, ndërsa akuzohet për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Trafikim i bimëve narkotike” dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Jaeld Çela është dënuar me 3.4 vite burgim për shpërdorim detyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat