“Janë raste të virgjëra”! Mjeku shqiptar: Kemi 5 të shtruar me Covid dhe janë mbi 65 vjeç

Shqipëria

“Janë raste të virgjëra”! Mjeku shqiptar: Kemi 5 të shtruar me Covid dhe janë mbi 65 vjeç

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 15:44
Dhimitër Kraja

Mjeku i spitalit Infektiv Dhimitër Kraja, tha se personat e shtruar aktualisht në spital si pasojë e Covid 19 nuk kanë qenë infektuar më herët nga Covid, si dhe janë të pavaksinuar.

Kraja me këtë rast apeloi të gjithë qytetarët që të vaksinohen, pasi sipas tij ky proces ka qenë efikas dhe ka ndikuar në uljen e infektimeve në vend, veçanërisht te moshat e reja.

“Gjendja në Infektiv është shumë e qetë, ka 5 të shtruar me Covid, dhe 2 të tjerë që janë me tampon negativ. Karakteristika e të shtruarve është se janë persona mbi moshën 65-vjeçare. Asnjë prej personave të shtruar nuk e ka kaluar më herët Covid, dhe janë raste që nuk janë të vaksinuar.

Janë persona të virgjër që nuk kanë pasur kontakt me Covid. Vaksina ka treguar se është efikase, dhe se po jep efektin e saj dhe në Shqipëri. Ju inkurajoj që të vaksinoheni, pasi të dhënat janë interesante dhe të vlefshme”, tha Kraja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat