Shqiptarët e bllokuar në Siri kërkojnë të rikthehen, por shteti nuk jep shpresa

Shqipëria

Shqiptarët e bllokuar në Siri kërkojnë të rikthehen, por shteti nuk jep shpresa

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 20:36
Siri

“Po punojmë për një operacion tjetër riatdhesimi të shqiptarëve nga Siria”, me këtë premtim e përmbylli takimin e tij zyrtar në Liban më 25 shkurt të 2021, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Por teksa kanë kaluar rreth 5 muaj nga ajo vizitë asnjë operacion nuk është zhvilluar që 64 shqiptarët e bllokuar në kampet e Sirisë, mes të cilëve 47 fëmijë të rikthehen në atdhe.

Riatdhesimi i Floresha Rashës dhe tre fëmijëve të saj si dhe Endri Dumanit rriti jo pak shpresat e shqiptarëve të bllokuar në Siri që prej vitesh sytë i kanë nga qeveria.

Në disa prej komunikimeve me familjarët e tyre të siguruara nga Euronews Albania ata thonë se nga kampet po kthehen shumë persona, por vetëm nga Shqipëria jo.

Fragmente nga biseda mes familjarëve:

Elona Shuli: Lajmi i mirë është që kishin lajmëruar këtë, nuk e di kë, dikë nga Kosova, nuk e di kush kishte lajmëruar. Kishte thënë që do vijnë krejt Ballkani t’i marrë nënshtetasit e vet. Gjithë Ballkani ka thënë do vijë, me Bosnje, me Kosovë.

Familjari: Këtej hiç Lona s’thuhet gjë. Ti s’ke dëgjuar gjë?

Elona Shuli: Po këto thonë që do të kthehet Bosnja, Serbia, Maqedonia. Po thonë edhe për Kosovën, ndërsa Shqipëria nuk është.

17 shqiptarë të bllokuar në Siri janë në kampin e ferrit “Al Hol” mes tyre dhe Eva Dumani, ndërsa pjesa tjetër janë transferuar në kampin “Roxh”.

Por teksa Shqipëria ka mbetur vetëm në kuadër të vizitave nuk mund të thuhet e njëjta gjë për vende të tjera në Ballkan. 

Vetëm në fundjavë Maqedonia e Veriut njoftoi riatdhesimin e 23 personave nga këto kampe, ndërsa po kampi i luftës, Kosova ktheu 11 qytetarë.

Me riatdhesimet e fundit, Kosova e çoi në rreth 300 numrin e te kthyerve ose 80% e totalit.

Për punën që po bën Kosova me riatdhesimet, reagoi dhe ambasada e SHBA e cila e përgëzoi duke e cilësuar si lidere në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat