Vaksinimi në Gjirokastër, interesi është i ulët

Shqipëria

Vaksinimi në Gjirokastër, interesi është i ulët

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 16:39
Ilustrim

Procesi i vaksinimit në Gjirokastër po vijon me ritme të ngadalta pavarësisht apelit të ministrisë së Shëndetësisë. Pranë qendrës më të madhe në këtë qytet  ku mundësohet ky shërbim gjatë ditës së sotme janë kryer vetëm 16 vaksina “Pfizer” dhe “coronavac”.

Sipas kryeinfermieres Naile Sino gjatë këtyre ditëve është vënë re një interes nga të rinjtë për marrjen e vaksinës, pasi është një domosdoshmëri për të mundësuar lëvizjen e tyre jashtë kufijve.

Në Gjirokastër në total janë kryer rreth 26 mijë vaksina.

Por sërish në ditët e hapura vihet re një numër minimal qytetarësh të cilët marrin këtë shërbim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat