Plagoset me armë zjarri në dorë një 25-vjeçar, policia në kërkim të autorit

Shqipëria

Plagoset me armë zjarri në dorë një 25-vjeçar, policia në kërkim të autorit

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

Një i ri ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Kuçovë pas një konflikti për motive të dobëta.

Sipas burimeve zyrtare, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u shpall në kërkim shtetasi R. Gj., 29 vjeç, banues në lagjen “11 Shkurti”, Kuçovë.

Pasi në lagjen “11 Shkurti”, Kuçovë, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri pistoletë në dorë, shtetasin Xh. K., 25 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat