Alimehmeti tregon pse Delta na infekton më shpejt se variantet e tjera

Shqipëria

Alimehmeti tregon pse Delta na infekton më shpejt se variantet e tjera

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 22:21
Ilir Alimehmeti

Tema kryesore në vend është varianti i ri i Covid, Delta, i cili erdhi nga Britania dhe në Indi mori një zhvillim më agresiv dhe për shkak të ambientit atje. Ky variant tani është bërë mbizotërues në shumë vende të botës, duke ngritur alarmin tek autoritetet shëndetësore.

Përderisa Delta është prezent në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Greqi dhe Itali, autoritetet tona kanë dyshime të forta se ka mbërritur edhe tek ne. Kjo u bë me dije nga zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila në studion e “Repolitix”, u shpreh se ndonëse ende nuk ka një konfirmim zyrtar për mbërritjen e këtij varianti, rritja e rasteve të reja të infeksionit që u vu re në dy ditët e fundit, është shqetësuese.

Nga ana tjetër mjeku i mirënjohur Ilir Alimehmeti tha se janë disa arsye se pse ky variant po përhapet më shumë dhe më shpejt se të tjerët.

“Ky variant ka simptoma pak më ndryshe se covid normal, nuk ka shumë temperaturë dhe kollë, por më shumë dhimbje koke, rrufë sekrecione hundësh, dhimbje fyti, ndaj dhe njerëzit e neglizhojnë, nuk i kushtojnë shumë rëndësi, nuk vënë në alert veten apo familjen. Duhet direkt të kontaktohet mjekja e familjes dhe të merren masa”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat