Petrit Vasili: SPAK të hetojë kryebashkiakun Erion Veliaj

Shqipëria

Petrit Vasili: SPAK të hetojë kryebashkiakun Erion Veliaj

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 08:20
Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i ka bërë thirrje SPAK-ut të hetojë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, pasi sipas tij, ka dhunuar ligjin e Pushtetit Lokal dhe ka asgjësuar Këshillin Bashkiak.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Vasili shkruan se Veliaj nuk po hetohet nga SPAK-u, i cili rezulton i kapur nga ai vetë dhe Rama.

Postimi i Vasilit:

SPAK ne se ja mban dhe nuk eshte i kapur ta filloje me Veliajn!(Dokumenti).
Veliaj tha sot: “Koha e mos hetimeve është një kohë që ka mbaruar. Kryeministri dhe kryetari i Bashkisë s’i bën mburojë askujt përpara drejtësisë”.
Por Veliaj eshte i mos hetuari kryesor i SPAK-ut te kapur nga ai vete dhe nga Rama.
Veliaj ka dhunuar Ligjin e Pushtetit Lokal,”asgjësoi Këshillin Bashkiak për Inceneratorin e Tiranës!
Projekti i Inceneratorit të Tiranës është miratuar vetëm nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili është shprehur “parimisht dakord” mbi studimin e fizibilitetit.


Por Veliaj nuk ka asnjë të drejtë për ta miratuar projektin me angazhim financiar për plot 30 vjet.
Veliaj vetëm sa e propozon buxhetin e Bashkisë.
I vetmi institucion, që miraton buxhetin është Këshilli Bashkiak.
Neni 54 pika pika “dh” e Ligjit të Vetëqeverisjes Vendore është asgjësuese.
Veliaj si haxhi qamil i vërtetë, vetë shkruan e vetë vulos dhe nuk njeh as ligj e as shtet.
Miratimi personal i Veliajt pa vendimin e Këshillit Bashkiak është:
Privatizimi i Bashkisë së Tiranës nga Veliaj eshte : 1.Vepër korruptive, 2.Rrëmbim i kompetencave pa ligj dhe 3. Shpërdorim detyre.
SPAK e ka shumë të lehtë detyrën.
Po ja mbajti le ta filloje me Veliajn.
Ndryshe eshte thjesht nje SPAK me dy telekomanda nje ne kryeministri dhe nje ne Bashkine e Tiranes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat