Hetimi për tenderin e uniformave, mungojnë 239 mijë artikuj

Shqipëria

Hetimi për tenderin e uniformave, mungojnë 239 mijë artikuj

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 08:37
Foto ilustrim

Policisë së Shtetit i mungojnë gati 239 mijë njësi për artikuj nga uniformat e policisë pavarësisht se janë pajtuar që t’i dorëzoheshin gati 726 mijë artikuj siç parashikonte fondi limit ku përfshihen kapela, uniforma apo edhe këpucët dimërore e verore.

Kjo e dhënë që llogaritet si dëm ekonomik nga Gjykata e Posaçme (SPAK) rëndon pozitën e nëntë të dyshuarve për skandalin e tenderit të uniformave, për të cilin u shpenzua 2 miliardë e 800 milionë lekë [rreth 2.3 milionë euro], por SPAK vërejti se veç shkeljes së barazisë në garë ka edhe abuzime të tjera që lidhen me cilësinë dhe sasinë e çështjeve policore.

Por ish-drejtoresha e blerjeve Edlira Naqellari thotë se prej vitesh policia shqiptare është veshur me donacione të shteteve të ndryshme ku përfshihet dhe Turqia dhe se edhe sot. Policia e Shtetit nuk e ka të qartë se sa është numri i efektivëve përderisa shumë të rinj rekrutohen e të tjerë dalin në pension apo lirohen nga detyra.

Po dëshmia me interesante është ajo e një ish-polici që e prezanton veten si themelues i komisariatit dixhital, një institucion virtual tek i cili janë dorëzuar mjaft denoncime që nga parkimet e gabuara, ndërtimet e paligjshme dhe shpërdorimet e detyrës.

Për këtë arsye i dyshuari Klevis Hasani shton se ka qenë bashkëpunues me SPAK dhe i është përgjigjur çdo pyetjeje të prokurorit.

Të tjerë kërkojnë të lirohen me argumentin se kanë probleme shëndetësore apo se duan që qëndrojnë pranë të afërmve dhe familjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat