Ahmeti: Ashpërsimi i Kodit Rrugor ka ndërgjegjësuar shoferët

Shqipëria

Ahmeti: Ashpërsimi i Kodit Rrugor ka ndërgjegjësuar shoferët

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 17:54
Erjon Ahmeti

Ashpërsimi i Kodit Rrugor dhe shumëfishimi gjobës për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të makinës ka ndërgjegjësuar shoferët. Është ky konstatimi i shefit të qarkullimit rrugor në Tiranë, Erjon Ahmeti, i cili për Euronews Albania tha se pavarësisht çdo ditë në kryeqytet ka dhjetëra të ndëshkuar, synimi i Policisë Rrugore është evidentimi i shkeljeve për të parandaluar aksidentet dhe jo për të gjobitur shoferët.

“Me ndryshimet e Kodit Rrugor ka ndërgjegjësim të drejtuesve në lidhje me përdorimin e celularit dhe me ecjen me shpejtësi si dhe të gjitha ato që përmenda lidhur me normat e sjelljes, që sjellin direkt parandalimin e aksidenteve rrugore. Nuk është në vetvete masa administrative për të evidentuar është mesazhet që jepen dhe atë se çfarë kërkon punonjësi i policisë në lidhje me kujdesin dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore.

Dhe ata drejtues mjetesh që konstatohen në përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mesazhi i tyre është i qartë edhe kur shërbimet e policisë konstatojnë një kundërvajtje dhe paralelisht bëhet ndëshkimi”, shprehet z. Ahmeti.

Në vitin 2021 në të gjithë vendin, Policia Rrugore ka ndërmarrë 17.834 gjoba për përdorimin e celularit në timon. Kjo shkelje ka rezultuar një nga faktorët kryesorë në një pjesë të konsiderueshme të aksidenteve rrugore të regjistruara ku janë shënuar dhe viktima. Me ndryshimet e aplikuara në kod, vetëm pak javë më parë, përdorimi i celularit në timon ndëshkohet me gjobë nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat