Isufi nxjerr problematikat e PD-së: Një nga humbjet më të mëdha, është se ngjason me PS-në

Shqipëria

Isufi nxjerr problematikat e PD-së: Një nga humbjet më të mëdha, është se ngjason me PS-në

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 00:34
Ardian Isufi

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Ardian Isufi i ftuar këtë në një emision televiziv ka folur për qëndrimet ndaj Partisë Demokratike dhe përjashtimin nga kjo forcë politike.

Isufi theksoi se Partia Demokratike ka nevojë urgjente për tu reformuar, ndërsa u shpreh se politika reale duhet të ecë duke u bazuar tek politika ideologjike.

“Partitë duhet të shohin me sytë e publikut dhe sot një nga humbjet më të mëdha që ka PD është se po na njehsojnë njësoj me të majtën”, tha ai.

Më tej Isufi theksoi se në grupin e ri parlamentar të PD-së ka nga ata që nuk i thonë më asgjë publikut.

“Gjërat nuk do të lëvizin me një të rënë të lapsit. Por si nga pjesa parazgjedhore dhe pas zgjedhore në të gjithë këto faza mendoj që ne kemi qenë shumë të dëmtuar”, u shpreh ai.

Pjesë nga intervista:

Kush ju përjashtoi nga PD?

Isufi: Unë nuk e shoh këtë pjesë si përjashtim. Unë e shoh që ka klane arkaike brenda PD që nuk i japin me asgjë kësaj partie. Në grupin e ri parlamentar ka nga ata që nuk i thonë më asgjë publikut.

Djalë i por…Çfarë kontributi konkret keni dhënë?

Isufi: Po e ndaj në dy pjesë. Pjesa e parë është aktivizimi konkret që nis që në aktivizimin me Halim Kosovën. Kam bërë një punë aktive edhe të ditës brenda PD-së. Për mua një nga elementët më të rëndësishëm ka qenë çadra e lirisë. Aty kam sjellë disa grupe interesi shumë me rëndësi për PD.

Dhe një gjë tjetër është fakti se edhe si koordinator së bashku me kolegë kemi dërguar shumë projekte me rëndësi që mbetën aty.

Çështja me rëndësi për mua në atë kohë ka qenë për imazhin, dhe besoj një nga problemet e mëdha që kishte fushata është imazhi, sepse të jepte ekon e një Partie Demokratike të vjetër dhe jo bashkëkohore.

Në PD sot ka mendime të ndryshme, Ju mendoni se një parti ideologjikisht e djathë do të kishte shans të merrte pushtetin?

Isufi: Besoj që po. Në rastin konkret pati aleancë më të gjithë partitë.

Unë jam me idenë që tek publiku duhet të bëhesh i besueshëm dhe mund të bëhesh me një qëndrim të qartë. Por marrëveshja me partitë e tjera ishte zhgënjyese në këto zgjedhje. Sot PD në sytë e publikut ka tiparet e PS dhe kjo është shumë e dëmshme. Ka shumë detaje që të bëjnë të pabesueshëm, dhe që të bëjnë të pabesueshëm edhe brenda familjes së djathtë.

Ju hoqën mundësinë për t’u marrë me politikën, si e shihni angazhimin tuaj politik?

Isufi: Çdo individ që del nga partitë e mëdha sot padyshim që ka njëlloj dëmtimi në aktivitetin politik, por unë mendoj që tashmë ka më shumë rëndësi fjala dhe qëndrimi, ta shohim realitetin ashtu siç duhet. Duhet përçuar tek njerëzit në forma modeste duke dashur për të kontribuar. Unë nuk jam njeri që kërkon me patjetër dy paleta që të ecë para. Publiku është i etur për energji të reja dhe kjo është e dukshme. Ka një uri shumë të madhe nga publiku për të parë alternativa.

Në një force të re politike do të shihni veten pjesë të saj?

Isufi: Është  e parakohshme të flasim për këtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat