Keni bërë plane për pushime? Zbuloni surprizat e motit për këtë fundjavë

Shqipëria

Keni bërë plane për pushime? Zbuloni surprizat e motit për këtë fundjavë

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 07:19
Ilustrim

Sipas MeteoAlb orët e para të ditës së nesërme do të dominohen nga kthjellimet. Parashikohet që gjatë mesditës dhe pasdites të ketë një kalim të paktë të vranësirave në zonat e ulta dhe malore.

Ndërsa zona bregdetare do të vijojë të jetë në dominimin e kthjellimeve.Temperaturat e ajrit do te ulen ne mengjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 36°C.

Era do të fryjë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

Sipas MeteoAlb e shtuna në pjesën më të madhe do të jetë në dominimin e kthjellimeve gjatë gjithë ditës. Por pjesërisht në zonën e ulët dhe malore do të ketë kalime vranësirash në orët e mesditës, Ku në skajin Verior do të krijohen mundësi për reshje afatshkurtra. Ndërsa mbrëmja rikthen motin e kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 37°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim deri në 3 ballë.

Sipas MeteoAlb, Paraditja e së djelës do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në të gjithë  vendin. Ndërsa në orët vijuese parashikohet të ketë kalime vranësirash në zonat malore, duke krijuar mundësi për reshje të izoluara në skajin Verior.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 38°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat