Brataj: Delta në Shqipëri mund të ketë hyrë që prej 1 qershorit

Shqipëria

Brataj: Delta në Shqipëri mund të ketë hyrë që prej 1 qershorit

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 20:51
Shqipëri

As Ministria e Shëndetësisë dhe as Komiteti i Ekspertëve nuk dha një datë të saktë se kur është identifikuar pacienti 0 me variantin Delta të Covid në Shqipëri. Në vend të kësaj, Komiteti dhe Ministria folën me afate kohore.

Por, sipas një deklarate të kreut të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, varianti Delta në Shqipëri mund të jetë ketë hyrë që prej datës 1 qershor.

“Nga 1 qershori deri në 11 korrik 21 raste rezultuan me virusin Delta nga ato që janë dërguar jashtë për konfirmim. 2 persona janë vaksinuar me kinezen, 2 me AstraZeneca në Shqipëri dhe një me 1 dozë të Pfizer, i ka dhënë shenjat në ditët e para. Po të shohësh llojet e vaksinave të gjitha kanë pasur infektime, pra infektime të personave të vaksinuar me të gjitha llojet e vaksinave. 32 për qind e rasteve janë nga qarkullimi brendshëm dhe nuk i dihet zanafilla, pjesa tjetër është qarkullim i jashtëm”, tha Brataj në një intervistë për Report TV.

Brataj shpjegoi edhe simptomat dalluese të këtij virusi.

“Si shenja më tipike është dhimbja e fytit, rrufa dhe ngatërrohet me viruset e stinës e gripin. Shumë njerëz mendojnë se e kanë nga kondicioneri dhe ja hedhin fajin kondicionerit. Nuk janë vënë re humbja e shijes dhe nuhajtes. Nuk është e përjashtuar, por deri më tani nuk janë vënë re. Pothuajse edhe zgjatja e sëmundjes si ditë kalon me forma më të lehta dhe për këtë njerëzit e kanë cilësuar si rrufë të momentit”, u shpreha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat