5 anëtarët e familjes në Pogradec me variantin ‘Delta’

Shqipëria

5 anëtarët e familjes në Pogradec me variantin ‘Delta’

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 18:16
Ilustrim

Vetëm pak ditë më parë Komiteti Teknik i Ekspertëve konfirmoi 21 rastet e para me variantin ‘Delta’ në vendin tonë, ndërsa në të njëjtën ditë burime për Top Channel bënë me dije se anëtarët e një familje nga Pogradeci ishin të infektuar me variantin ‘Delta’ të Covid-19.

Mësohet se, pas kontrollit që iu bë familjarëve rezultoi se 5 prej tyre ishin të infektuar dhe kanë shenja të variantit ‘Delta’. Mes tyre është edhe një e moshuar, e cila është vaksinuar dhe për këtë arsye ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, me shqetësime të lehta.

Kujtojmë se, këto raste u identifikuan në doganën e Kapshticës, ku u kthyen mbrapsht pasi bënë Rapid Testin në palën greke.

Pavarësisht pranisë së variantit të ri, Komitetit Teknik të Ekspertëve njoftoi më herët se nuk do të ketë ndryshim të masave të vendosura.

Ndërsa, ditën e sotme, ministrja Manastirliu me thirrjen për vaksinim, bëri të ditur se muaji gusht do të jetë muaj i hapur për vaksinimin e qytetarëve +18 vjeç.

Ministrja Manastirliu i ka bërë apel studentëve të vaksinohen gjatë muajit të hapur dhe përpara fillimit të sezonit të ri akademik.

Referuar rasteve të pavaksinuar të shtruar aktualisht në spitalin Infektiv, Ministrja Manastirliu u ka bërë thirrje edhe të moshuarve mbi 60 vjeç të vaksinohen, pasi janë kategori shumë e rrezikuar.

Vaksinimi masiv po vijon nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet, në pikat e përqendruara te vaksinimit dhe në qendrat shëndetësore.

Prej fillimit të këtij procesi janë kryer në total 1,168,308 doza të vaksinës ndaj COVID19. 512,625 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat