Jasmina mes 14 fëmijë të riatdhesuar sot nga kampet ISIS

Shqipëria

Jasmina mes 14 fëmijë të riatdhesuar sot nga kampet ISIS

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 10:24
Foto nga vendi i ngjarjes

Jasmina është vajza 11 vjeçe e cila ishte mes 14 fëmijëve të riatdhesuar sot nga kampi Roxh i Sirisë.

Gazetari Taulant Koplikaj postoi në rrjetin e tij social një video të regjistruar në këtë kamp në muajin korrik ku vajza qante dhe kërkonte të kthehej në shtëpi.

Personat e riatdhesuar sot kanë qenë më parë në kampin Al Hol. Pasi janë lokalizuar atje, është bërë identifikimi dhe takimi dhe më pas transfermi në kampin Roxh (Roj) të Sirisë ku dhe janë bërë xhirimet e gazetarit.

Gazetari e shoqëronte këtë video me shënimin “Shpresoj shume qe Jasmina e vogel te jete ne grupin e te riatdhesuarve. Ajla dhe Amina, dy shoqet e saj ne Tirane, e presin t'iu bashkohet sa me shpejt”

Kryeministri Edi Rama deklaroi se një tjetër operacion është në zhvillim e sipër por I cilësoi të vështira për shkak të pozicionit ku ndodhen këto kampe lufte.

Kreu i antiterrorist Gledis Nano thotë se pjesa më e madhe e atyre që nuk janë riatdhesuar ende janë në kampin Al Hol

Nuk janë aspak bashkëpunues dhe i fshihen strukturave të sigurisë në momentin që ata hyjnë në kamp për ti ndihmuar që ata të kthehen në vendin e tyre“ tha Nano në një prononcim për median sot pas zbritjes në aeroportin e Rinasit të avionit me 5 gra dhe 14 fëmijë që u riatdhesuan nga kampi Roxh (Roj)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat