Berisha do të largohet përfundimisht nga PD? Spahiu zbërthen skenarin e ish-kryeministrit

Shqipëria

Berisha do të largohet përfundimisht nga PD? Spahiu zbërthen skenarin e ish-kryeministrit

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 11:13
Sali Berisha

Ish-kreu i Alencës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu është shprehur në një postim në rrjetet sociale se Sali Berisha po përgatit një dorëheqje fiktive nga PD. Spahiu shkruan se edhe pas kësaj lëvizje ai do tentojë të jetë deputet.

Postimi i Spahiut:

Berisha po përgatit një dorëheqje fiktive nga PD, por a do mjaftohen amerikanët me kaq?

Unë parashikoj që Sali Berisha do të jap dorëheqje nga grupi parlamentar, por do tentoj të vazhdoj të jetë deputet.

Mos u habisni sepse kemi 30 vjet që ja kemi mësuar karakterin. Kur Berisha bën presion, artikulimin e tij përkthejeni ndryshe. Me presion Berisha kërkon konçesion.

Prandaj lexoni të kundërtën e atyre ç’ka thotë.

Ai insiston deri minutën e fundit dukë thënë: “Do jem deputet i PD” por në minut të fundit do bëj të kundërtën për disa arsye:

- dorëhiqet nga Partia Demokratike dhe vazhdon e komandon në hije

- dorëhiqet nga PD që të shmang Lulzim Bashën nga përplasja me amerikanët

- dorëhiqet në minutën e fundit me qëllim që lufta mos vazhdoj por edhe amerikanët të mos avancojnë ne kërkesa tjera.

- dorëhiqet minutën e fundit nga grupi parlamentar por vazhdon të jetë deputet i pavarur

- dorëhiqet minutën e fundit nga partia por vazhdon e drejton Lulzimin nga shtëpia

- dorëhiqet nga grupi parlamentar dhe e perdor si konçesion për amnisti penale që mos proçedohet nga SPAK

- dorëhiqet nga partia dhe e çfryn zhurmën mediatike

Për këto arsye: Nuk ka rëndësi nëse dorëhiqet Berisha apo jo.

Në çdo rast Sali Berisha do e komandoj Partinë Demokratike në hije qoftë nga zyra, qoftë nga vila e Gjirit Lalzit.

Çështja nuk shtrohet se çfarë do bëjë Sali Berisha, por çfarë do bëjnë amerikanët për të pastruar skenën politike dhe si do e zgjidhin izolimin e Berishës nga PD.

A do mjaftohet SHBA vetëm me dorheqjen e Sali Berishës apo do shkatrrojnë themelet e tij nga jugu në veri.

Sali Berisha ka një rrjet shumë të rrezikshëm policie private dhe shërbimi informativ privat.

A janë të përgatitur amrikanët për një skenar dorheqje të Sali Berishës dhe ku ai sërisht ta drejtoj opozitën nga kulla?

Ambasadorja Yuri Kim duhet kuotoj, që merimanga Berisha është aq e stër-holluat sa mund ta komandojë Partinë Demikratike edhe nga qelitë e burgut 313.

Prandaj kot lodhen që i shkojnë në zyrë Lulzim Bashës, sepse ai është i kontraktuar si “vrasës” politik me pagesë i Berishës, pikërisht i planifikuar për ta përdorur ai në ditët e tija më të këqija.

Uroj që ambasadorja Kim të kuptoj aktrimin dhe skenarin e ri Basha-Berisha për një dorëheqje fiktive në shtator.....

Berisha do bëj sikur largohet, ashtu siç aktroi në 2013 me dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike, por që amerikanve ju desh 8 vjet ta kuptonin që ai s’ishte larguar asnjë minut nga drejtimi opozitës.....

#shpërndaje

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat