Subashi: S’ka më rrezik, merr fund depozitimi i mbetjeve

Shqipëria

Subashi: S’ka më rrezik, merr fund depozitimi i mbetjeve

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 12:35
Armando Subashi

Fusha e mbetjeve ne Fier e cila ishte e përfshirë nga zjarri është vënë në kontroll.

Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi në një komunikim për mediat u shpreh se pas një pune kolosale të bërë me përgjegjshmëri ka marrë fund problemi me këtë situatë në qytetin e Fierit.

Ai theksoi se fusha nuk përbën më rrezik për mbetje duke shtuar se tashmë në këtë zonë do të mbillen rreth 5 deri 7 mijë pemë.

Më tej Subashi njoftoi se nga dita e sotme nuk do të depozitohen më mbetje në këtë zonë, ndërsa sqaroi se pas një komunikimi me koncensionarët është vendosur që të gjitha mbetjet që mblidhen në Bashkinë e Fierit do të shkojnë tek inceneratori.

“Përfundimisht e gjithë fusha e mbetjeve është vënë në kontroll.Nëse para dy ditësh kishte tym sot nuk ka asgjë. Ka qenë një punë kolosale e bërë gjithë këto ditë pa pushim. Është një fushë mbi 70 vjeçare dhe në vite janë depozituar mijëra tonelata të mbetjeve. Përfundimisht e gjithë fusha nuk përbën rrezik për ndezje.

Po ashtu një lajm tjetër pozitiv është se ne nuk do e ndërpresim punën, do të vazhdojmë më pas me fazën tjetër ku do të mbjellim 5 deri në 7 mijë pemë. Pra nga sot dhe në vazhdim nuk do të depozitohen mbetje. Kemi rënë dakord me koncensionarit që nga nesër të gjitha mbetjet që mblidhen në Bashkinë e Fierit do të shkojnë tek inceneratori për të vazhduar me trajtimin tjetër”, ka thënë Subashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat