Rreziku nga korsia e shpejtësisë. Sjellja e drejtuesve të mjeteve që bëhen burim aksidentesh

Shqipëria

Rreziku nga korsia e shpejtësisë. Sjellja e drejtuesve të mjeteve që bëhen burim aksidentesh

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 16:02
Foto ilustrim

Kjo është një kolonë makinash, ku të gjitha mjetet janë duke qëndruar në korsinë e shpejtësisë, ndërkohë që korsia tjetër është totalisht bosh.

Kjo sjellje e drejtuesve të mjetit, që bllokojnë korsinë e shpejtësisë bëhet shpeshherë shkak i burimit të aksidenteve sipas ekspertit rrugor Arben Luzi:

Një tjetër problematikë në rrugët interurbane të Shqipërisë siç është kjo e Tiranë-Durrës janë edhe korsitë e shpejtimit dhe ngadalësimit, që mundësojnë hyrjen dhe daljen nga rrugët dytësore. Në shumicën e rasteve këto korsi janë tepër të shkurtra dhe nuk i jep shoferit mundësinë të marrë shpejtësinë e duhur.

Kamera e Top Channel vëren edhe momentet në mbikalimin e Kasharit ku makinat hyjnë me vështirësi në autostradë dhe situata bëhet problematike, ndërmjet drejtuesve.

Në këtë rast shumë prej tyre detyrohen të qëndrojnë në korsinë e shpejtësisë për të shmangur makinat që vijnë nga rrugët dytësore dhe kanë shumë pak metra në dispozicion për të hyrë.

Eksperti Luzi mendon se korsia duhej të ishte bërë më e gjatë nga autoritetet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat