Ulje të lehtë të temperaturave do të ketë në mesditë

Shqipëria

Ulje të lehtë të temperaturave do të ketë në mesditë

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 08:33
Foto Ilustrim

Moti i nxehtë do të vijojë edhe këtë javë të parë të gushtit, megjithëse do të ketë një rënie të lehtë të vlerave termike.

Meteoalb informon se zona Bregdetare do të jetë në mbizotërim të kthjellimeve gjatë gjithë ditës. Ndërsa zona e ulët dhe malore parashikohet që në orët e mesditës dhe pasdites të kenë kalime të pakta vranësirash por nuk do të krijojnë mundësi për reshje në vendin tonë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do te ulen ne mesdite duke luhatur vlerat ditore nga 19°C deri në 39°C.

Era do te fryje mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Perendimor Veriperendimor duke krijuar në det dallgëzim 4 balle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat