Ky është viktima e parë nga zjarri

Shqipëria

Ky është viktima e parë nga zjarri

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 18:35
Andrea Haxhiaj

Shqipëria regjistroi viktimën e parë nga zjarret që kanë përfshirë vendin tonë ditët e fundit.

Pasditen e kësaj të marte banorët e fshatit “Asim Zeneli”, në Njësinë Administrative Lunxhëri-Antigone, në Qarkun e Gjirokastrës, dhanë alarmin pasi një zjarr i përmasave të frikshme po i drejtohej shtëpive.

I moshuari Andrea Haxhiaj dhe bashkëshortja e tij u përballën të parët me flakët gjigante të cilat kishin hyrë në oborrin e shtëpisë së tyre dhe po kërcënonin banesën.

Në përpjekje për të neutralizuar flakët, i moshuari bie pa ndjenja në oborrin e shtëpisë dhe humb jetën, ndërsa bashkëshortja pëson lëndime nga flakët. Personi që shihni në foto është i moshuari Andrea Haxhiaj.

Mbërritja e efektivëve të Ushtrisë dhe Policisë së Shtetit bën të mundur evakuimin e banorëve të tjerë, por jo për t’i shpëtuar jetën të moshuarit që jetonte vetëm me bashkëshorten e tij.

Flakët kanë përfshirë edhe banesa të tjera, por fatmirësisht ka vetëm dëme materiale dhe jo pasoja në njerëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat