“Berisha më i fortë se kurrë”, analisti bën deklaratën e fortë dhe tregon qëllimin e ish-kryeministrit

Shqipëria

“Berisha më i fortë se kurrë”, analisti bën deklaratën e fortë dhe tregon qëllimin e ish-kryeministrit

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 23:06
Sali Berisha

Analisti Genc Burimi ka folur sot në lidhje me thirrjen e ambasadores së SHBA, Yuri Kim për largimin e ish-kryeministrit Berisha nga politika.

Në një lidhje direkte për News 24 në rubrikën Opinion, Burimi deklaroi se Berisha është më i fortë se kurrë dhe për aq kohë sa nuk është i dënuar ai është i pafajshëm.

Ai tha se qëllimi kryesor i Berishës është të heqë emrin e tij nga lista e Non-Grata.

“Sot Berisha është më i fortë se kurrë për të hyrë në parlament. Nëse PD hyn në parlament nuk voton ligje, i tregon botës se Shqipëria nuk i plotëson kushtet për në BE. Berisha ka si qëllim që SHBA të heqë emrin e tij nga lista e Non Grata. Është një gjë që negociohet. Berisha do që t’i lahet nderi”, tha analisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat