Mbërrijnë edhe 56,160 vaksina Pfizer në Rinas

Shqipëria

Mbërrijnë edhe 56,160 vaksina Pfizer në Rinas

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 22:10
Foto ilustrim

Ka mbërritur në vendin tonë një tjetër sasi vaksinash kundër koronavirusit. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe kryeministri Edi Rama bëjnë të ditur se në aeroportin “Nënë Tereza” sapo kanë mbërritur edhe 56,160 vaksina Pfizer.

Kështu, në total, numri i vaksinave të ardhura në vend që nga fillimi i procesit të vaksinimit shkon në 1,755,570.

Ministrja fton qytetarët që të shfrytëzojnë muajin e hapur të vaksinimit masiv. Deri më tani janë kryer 1,2 milionë vaksinime.

POSTIMI NË FACEBOOK

 Edhe 56,160 vaksina Pfizer i shtohen sasisë së vaksinave AntiCovid duke e çuar në 1,755,570 numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri.

Një ftesë për çdo qytetar për të shfrytëzuar muajin e hapur të vaksinimit masiv: Vaksinohuni sa më parë në qendrën tuaj shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit.

Mbroni shëndetin dhe jetën

***1,248,205 vaksinime të kryera deri tani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat