Ende aktive dy vatrat e zjarrit në malësitë e Kukësit

Shqipëria

Ende aktive dy vatrat e zjarrit në malësitë e Kukësit

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 15:37
Foto ilustrim

Dy vatrat e zjarrit të aktivizuar tre ditët e fundit në Majën e Rrunës, vijojnë të jenë aktive.

Aktualisht zjarri po mbahet nën kontroll për ta izoluar e për të mos e lënë të përhapet në zona të banuara. Shefi i Shërbimit Zjarrfikës i Bashkisë Kukës, Gafurr Rexha nga Mali Rrune bëri të ditur se pjesa më e madhe e vatrës është aktive.

Forcat zjarrfikëse të Bashkisë Kukës, Pyjeve dhe Forcat e Armatosura të Detashmentit Rajonal të Mbrojtjes Kukës, janë duke luftuar me flakët, pavarësisht terrenit të vështirë në këtë zonë për të bërë të mundur uljen e agresivitetit të flakëve pasi për shkak të terrenit të vështirë forcat nuk mundur të ndërhyjnë dot në të gjithë zonën.

Operacioni mes shkëmbinjve i forcave të emergjencave civile po vijon për të mbajtur nën kontroll për të neutralizuar dhe shuar flakët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat