Qytetarët kundër vaksinimit të detyrueshëm: Është e drejta jonë të zgjedhim

Shqipëria

Qytetarët kundër vaksinimit të detyrueshëm: Është e drejta jonë të zgjedhim

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 16:02
Foto ilustrim

Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj ka qenë i pari që ka hedhur idenë e vaksinimit të detyrueshëm.

"I kam thënë këtyre doni të hapet Tirana 100%? Të hapen koncertet? Ik vaksinohu. Dhe do ta ve me kusht," ka deklaruar Veliaj.

Por si e komentojnë qytetarët e Tiranës vaksinimin e detyrueshëm?

"Është e drejta e njeriut të zgjedhë për veten e vet, vaksinën e bën ai që dëshiron," thotë qytetarja.

"Të gjithë vendosin vetë," thotë qytetari.

"Kush do të vdesë le të vdesë, pse më detyron mua ai," thotë qytetari.

Madje shumë shprehen kundër formës së propozuar, edhe pse kryebashkiaku ka folur para se të japë mendim Komiteti i Ekspertëve.

"Duke menduar që një vaksinë del brenda një viti më duket eksperimentale sesa për të dalë nga kjo situatë," thotë qytetari.

"Do ta bëjmë. Me detyrim, pa detyrim do bëhet," thotë qytetarja.

Të tjerë mendojnë se vaksinimi i detyrueshëm do të sillte më pak raste të reja të infektimit.

"Mbron veten dhe të tjerët," thotë qytetari.

"Duhet ta bëjnë të gjithë, mendimi im," thotë qytetari.

Muaji gusht është muaj i vaksinimit të hapur për të gjithë qytetarë mbi 18 vjeç megjithatë është vënë re një interes I ulët kryesisht i të rinjve për vaksinim.

Prej fillimit të këtij procesi janë kryer në total 1,238,036 doza të vaksinës ndajCOVID19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat