Rama thotë se po vazhdon përpjekja për t’i shuar zjarret në Karaburun

Shqipëria

Rama thotë se po vazhdon përpjekja për t’i shuar zjarret në Karaburun

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 17:26
Foto ilustrim

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka njoftuar se është duke vazhduar puna për izolimin e plotë të flakëve në të gjithë sipërfaqen e prekur në Gadishullin e Karaburunit, në qarkun e Vlorës.

Ai, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar edhe për gjendjen në vatrat e tjera të zjarrit që janë përhapur në gjithë vendin tash e disa ditë.

“Gjithashtu është shuar zjarri pranë pikës kufitare Rips në fshatin Livadhja, në bashkinë Finiq, duke shmangur rrezikun për banesat. Zjarri në fshatin Gjorgos, njësia administrative Cakran, bashkia Fier po mbahet nën kontroll, ndërsa ka vijuar puna me helikopterin çek për shuarjen përfundimtare të tij. Në Kepin e Rodonit, në Durrës është raportuar një vatër zjarri, për të cilën po vijon puna për vënien nën kontroll nga forcat në terren. Nuk paraqitet rrezikshmëri. Një vatër zjarri në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra është raportuar në malin e Xhyrës, në bashkinë e Librazhdit. Ai po shuhet nga forcat zjarrfikëse të bashkisë”.

“Zjarri në fshatin Thirrë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë ka vijuar të zgjerojë perimetrin, duke shkaktuar tym në të gjithë kodrën. Forcat po punojnë për të ndërprerë vijën e zjarrit në afërsi të rrugëve të fshatit. Ndërkaq është izoluar plotësisht zjarri në fshatin Munellë-Domgjon, bashkia Mirditë”.

Rama thotë se ndërhyrja mbetet e vështirë për shkak të terrenit në Majën e Rrunës, në Kukës, ku po punohet për të mos lejuar përhapjen e flakëve në zonat e banuara.

Në ndërkohë, zjarret mbetet nën kontroll në fshatin Klysyrë të bashkisë Tropojë si dhe në Vermosh të Malësisë së Madhe

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat