Procedime penale për rastet e zjarreve në Shqipëri

Shqipëria

Procedime penale për rastet e zjarreve në Shqipëri

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Policia shqiptare tha se nisi procedimet e para penale për zjarret e fundit në Shqipëri që kanë shkaktuar vdekjen e një personi, lëndimin e disa të tjerëve dhe dëmtime të mëdha sidomos në Qarqet e Vlorës dhe Gjirokastrës.

Policia tha se në këto dy qarqe janë proceduar 24 orët e fundit pesë persona të akuzuar për “shkatërrim të pronës me zjarr”. Sipas Policisë së Gjirokastrës tre persona janë nga zonat rurale të Mashkullorës, Qesoratit dhe Llovinës në Gjirokastër ku ditët e fundit u shfaqën vatra të mëdha zjarri duke dëmtuar masive me drufrutorë dhe sipërfaqe kullotash e pyjesh.

Ndërsa në Vlorë procedimet, sipas policisë, janë për dy persona nga fshati Gjorm ku ditët e fundit u dogjën masive me qindra rrënjë ullinj dhe u rrezikuan shtëpitë e banorëve. Në dy prej rasteve policia dyshon se zjarrvëniet kanë qenë të qëllimshme, ndërsa në tre raste e tjera aksidentale.

Policia tha se hetimet vijojnë për të vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, ditët e fundit në disa qarqe të vendit.

Policia u bëri thirrje banorëve dhe në veçanti barinjve që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do përballen me ligjin.

Ndëshkimi i krimeve mjedisore mbetet në një shkallë të ulët në Shqipëri sipas raporteve të Prokurorisë së Përgjithshme. Edhe për personat që gjenden fajtorë dhe marrin dënimet me burg për këto vepra penale vuajta e dënimit në të shumtën e rasteve u konvertohet me “shërbimin e provës” dhe nuk kryejnë asnëj ditë burg në qeli./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat