Kapen “mat” shqiptarët që grabisnin banesat në Milano

Shqipëria

Kapen “mat” shqiptarët që grabisnin banesat në Milano

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 20:49
Kapen “mat” shqiptarët që grabisnin banesat në Milano

Autoritetet italiane kanë vënë në pranga dy shqiptarë, të cilët akuzohen për grabitje banesash të ndryshme në Milano të Italisë.

Të arrestuarit identifikohen me inicialet A.R., 43-vjeç dhe M.K., 31-vjeç.

Ata akuzohen si autorë të disa vjedhjeve në banesa.

Arrestimi i tyre u bë teksa ishin futur për të grabitur në një banesë në Baldinucci rreth orës 4:40 të mëngjesit. Kanë qenë banorët të cilët kanë njoftuar policinë, ndërsa më parë ishin bërë disa denoncime ndaj dy shqiptarëve. Policia i kapi dy shqiptarët me çanta të mbushura me bizhuteri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat