Dogji një sipërfaqe toke me ullinj, arrestohet 26-vjeçari

Shqipëria

Dogji një sipërfaqe toke me ullinj, arrestohet 26-vjeçari

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 09:45
Elbasan

Policia e Elbasanit ka bërë të mundur identifikim e autorëve të dy zjarrvëineve në këtë qark. Bëhet e ditur se në pranga ka përfunduar shtetasi me inicialet N. H., 26 vjeç, banues në fshatin Dragot, Belsh.

“Ky shtetas dyshohet se në fshatin Dëshiran, Belsh, duke djegur disa mbeturina në pronën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë janë djegur 450 rrënjë ullinj në pronësi të shtetasve Q.B., dhe M.Q.”, njofton policia.

Gjithashtu policia ka njoftuar se: “Specilaistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, shtetasin R.D., 52 vjeç, banues në fshatin Xhyrë, Librazhd, pasi ky shtetas dyshohet se është autori i zjarrvënies në vendin e quajtur “Krepat e Xhakës”, ku si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme”.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat