Plagosja me thikë në Shëngjin/ Si nisi sherri në bregdet, ky është problematiku

Shqipëria

Plagosja me thikë në Shëngjin/ Si nisi sherri në bregdet, ky është problematiku

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 14:16
Markelian Pepa

Markelian Pepa është i riu qëlluar me thikë gjatë natës në Shengjin pas një sherri të çastit. Konflikti ka ndodhur pas mesnate ne shetitoren e shengjinit.

Mësohet se gjithçka ka nisur si nje konflikt i çastit mes disa te rinjve, me pas sherri ka degraduar duke lene te plagosur kete te fundit.

24 vjeçari dhe personat me të cilët është konfliktuar janë zënë fillimisht në bregdet dhe sherri ka vijuar deri te shëtitorja, aty ku dhe ai është goditur me thikë.  Markelian Pepa mësohet se është një person problematik. 

Me datë 08.08.2021, rreth orës 01:50 , në Shëngjin, në rrethana të paqarta është goditur me një mjet prerës thikë shtetasi M.P.,24 vjeç, banues në Lezhë, i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë, ku kanë bërë shoqërimin në Komisariat të disa personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen, si dhe janë siguruar disa kamera sigurie.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat