Aktivizohet një tjetër vatër në fshatin Corrush

Shqipëria

Aktivizohet një tjetër vatër në fshatin Corrush

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 16:45
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një vatër zjarri është raportuar ditën e sotme në Fier në fshatin Corrush.

Fatmirësisht deri më tani nuk ka rrezik për banesa.

Në zonë, veç zjarrfikësve të Fierit ndodhen dhe ato të Memaliajt, që po punojnë për neutralizimin e situatës dhe shuarjes së flakëve.

Qarku i Fierit u prek nga disa vatra zjarri të reja ditën e sotme. Bëhet fjalë për ato në Cakran, Gjorgoz dhe tashmë kjo e Radostinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat