ONE “i paaritshëm” në fshatra, banorët raportojnë probleme me valët telefonike në Dibër

Shqipëria

ONE “i paaritshëm” në fshatra, banorët raportojnë probleme me valët telefonike në Dibër

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 21:48
Ilustrim

Në kohën kur celularët janë kthyer në një mjet të domosdoshëm për periudhën në të cilën jetojmë, problemet me valët telefonike po ua vështirësojnë jetesën banorëve në fshatrat e Dibrës.

Mosfunksionimi siç duhet bën që ata të gjejnë vende të posaçme për të komunikuar me telefon dhe ndonjëherë diçka e tillë mbetet mision i pamundur.

"Sinjali ka problem, shkëputet."

"Po telefonin e kam AMC. Banoj në Kastriot."

"Nuk është shumë i mirë sinjali."

Sipas banorëve kompania "One" ose AMC siç e njohin ata  ka probleme jo vetëm me sinjalin, por edhe me tarifat që sipas tyre janë të papërballueshme nga aspekti ekonomik.

"Tarifat janë të larta, s'ke mundësi ta bësh ofertën."

"Tarifën e madhe e ka shumë se e kam numrin e vjetër."

"Kam 25 vjet me një numër."

"Tarifat janë keq shumë, nuk ka leverdis me aq lekë."

"Ofertat pak të kripura janë."

Kjo nuk është hera e parë që qytetarët ankohen për kompaninë telefonike "One." Situata rëndohet më shumë kur flitet për raste emergjente në të cilat komunikimi me telefon mund të rezultojë jetik."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat