Procedohen 6 persona për zjarrvënie

Shqipëria

Procedohen 6 persona për zjarrvënie

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 00:08
Ilustrim

Policia e Shtetit procedon edhe 6 persona të tjerë të dyshuar për zjarrvënie në Durrës, Belsh, Librazhd, Fier dhe Kukës.

Në 48 orët e fundit janë 11 persona të proceduar për zjarrvënie, të cilët do të përballen me drejtësinë

Durrës – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”, shtetasin A.B., 49 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ditën e djeshme në lagjen nr.15, Durrës, i ka vënë zjarrin një sipërfaqe toke, ku është djegur rreth 4.000 m² me bimësi të egër kallamishte.

Belsh – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Belsh arrestuan në flagrancë shtetasin N.H., 26 vjeç, banues në fshatin Dragot, Belsh. Ky shtetas dyshohet se në fshatin Dëshiran, duke djegur disa mbeturina në pronën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit e janë djegur 450 rrënjë ullinj në pronësi të dy shtetasve.

Librazhd – Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd identifikuan dhe shpalljën në kërkim për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, shtetasin R.D., 52 vjeç, banues në Xhyrë, pasi dyshohet se është autori i zjarrvënies në vëndin e quajtur “Krepat e Xhakës”, ku është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.

Fier – Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe kapjen e autorëve të zjarrvënieve, si rezultat i informacioneve e provave të grumbulluara, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë A.M., 49 vjeç dhe Z.M., 41 vjeç, banues në Afrim i Ri.

Këta shtetas, në datë 06.08.2021, në bashkëpunim dyshohet se i kanë vënë zjarrin pyllit të fshatit Gjorgoz, ku është djegur një sipërfaqe prej 4 hektarë me shkurre e pisha. Gjithashtu, nga hetimet rezulton se këta shtetas janë autorë të dyshuar edhe të zjarrvënies në pyllin e fshatit Kreshpan në datë 28.07.2021.

Kukës – Strukturat e Komisariatit të Policisë Kukës me marrjen e njoftimit se në vendin e quajtur Sasat, në malin e Gjallicës, ka rënë zjarr, kanë shkuar dhe pas disa orësh duke punuar me mjete rrethanore, kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të zjarrit dhe më pas shuarjen e tij.

Në vijim të veprimeve për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrëvënies të qëllimshme apo nga pakujdesia, bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit E.O., 47 vjeç, banues në fshatin Nang, si autor i dyshuar i zjarrit në vendin e quajtur Sasat. Gjatë kontrollit të ushtruar, Policia i gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat